Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, sot Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Për ta shënuar këtë ditë, nga ora 10:00, parlamenti do t’i hapë dyert.
Gjatë kësaj kohe do të mbahen aktivitete të ndryshme si: panairi i organizatave të shoqërisë civile, Kuizi i Demokracisë, tryeza “Zgjedhjet dhe teknologjia” , Punëtori apër Demokraci – Demos-ti si dhe panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”.
Agjenda
10:00 Hapja e dyerve të Kuvendit
10:00 Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë
• Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës
• Nancy Soderberg, Drejtore e lartë rezidente e NDI në Kosovë
• Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Forumi për Transparencë, kryetare
• Blerta Deliu-Kodra, Forumi për Transparencë, anëtare
Prezantimi i videos (NDI)
Prezantimi i videos (OSBE)
(Holli i Kuvendit)
10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile
(Holli i Kuvendit)
10:00 Kuizi i Demokracisë
(Oborri i Kuvendit)
Ky aktivitet organizohet me mbështetje nga NDI.
11:00 Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia”
Moderim: Rezarta Krasniqi, D4D
(Salla 506, Kuvendi i Kosoves)
*Ky aktivitet organizohet me mbështetje nga D4D dhe NDI.
10:30 Punëtori për Demokraci – Demos-ti
(Oborri i Kuvendit)
13:30 Panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”
(Salla 506, Kuvendi i Kosoves)
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...