Google ADS

Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

13:52 | 7 Mars 2024
E.G

Në mungesë të kuroumit Kuvendi i Kosovës as kësaj radhe nuk arriti nuk arriti të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar nuk u miratua ndonëse u votua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

Marrëveshjet e tjera ndërkombëtare të cilat ishin në rend të ditës u bartën për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuroumit.

“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto, të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme