Kuvendi po mbahet me ‘shtylla’, deputetët bojktojnë seancat

10:42 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën e cila është vazhdim i seancave të papërfunduara, me shumë pak deputetë.

Me 30 minuta vonesë, seanca plenare ka nisur punimet ndonëse edhe atëherë kuorumi nuk ishte i mjaftueshëm për të votuar, shkruan arbresh.info.

Vetëm pasi kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se ka shumë pak deputetë që pamundëson votimin, në sallë kanë nisur të vijnë deputetë të tjerë.

67 deputetë në sallë kanë miratuar Raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit të Vitit 2017./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme