Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi e deri më tash ka arritur të miratojë vetëm pesë ligje, prej të cilave tri marrëveshje ndërkombëtare me karakter financiar dhe dy projektligje që janë plotësim-ndryshim i Ligjit për Buxhetin e vitit të kaluar, si dhe buxheti për vitin 2018, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.
Përveç opozitës, të cilët thonë se Kuvendi nuk ka punuar sa duhet, një gjë të tillë e kanë pohuar edhe deputetë të pozitës të cilët kanë deklaruar se miratimi i vetëm pesë ligjeve nuk është i mjaftueshëm.
Ata kanë akuzuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin për thirrjen e vetëm një numri të vogël të seancave, pasi ka shumë çështje e ligje që duhen miratuar.
Në anën tjetër monitorues të punës së Kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar se Kuvendi gjatë kësaj kohe ka performuar dobët. Ata thonë se gjatë kësaj periudhe nuk është miratuar asnjë projektligj që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve./Zëri/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...