Google ADS

Kuvendi pa kourum për të zbllokuar funksionalizimin e KQZ-së

13:09 | 13 Mars 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar seanca e sotme e cila ishte thirrur nga dy partitë opozitare LDK edhe VV, që kishte të bëjë me zhbllokimin e KQZ-së nga ana e Presidentit, shkruan Arbresh.info

Në mungesë të kuorumit, për të votuar këtë pikë, është ndërprerë seanca.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe propozues i çështjesh KQZ-së, ka treguar për grupet të cilat kanë refuzuar të votojnë pro dhe ato të cilat kanë nënshkruar.

“Gjithë ata që i dëgjova, askush nuk doli që tha  kërkojmë nga Presidenti që ta funksionalizoj KQZ-në. PDK u deklarua kundër. Në një pikë të tekstit thotë, që dekretimi të bëhet pa asnjë vonesë. Kjo është pika  e rezolutës, AAK nuk u deklarua kundër, PSD ka nënshkruar, e keqja ishte që doli krejt jashtë temës NISMA nuk ka nënshkruar, por Milaim Zeka po. Grupi 6+ ka refuzuar të nënshkruaj, pa  pyetur koalicionin. Krejt keni kërkuar prej Presidentit me funksionalizuar KQZ-në, kur ajo vetë ësh bllokuar nga ai. Shtyrjet që u thanë janë të natyrës politike jo të asaj ligjore. Subjektet politike duhet të nominohen nga ai, ai vetëm të veproj sipas ligjit, le të hap rrugë për vendime tjera” tha Kurteshi

E deklaratës se deputetit Kurteshi i replikoi, Elmi Reqica nga PDK, i cili i tha se PDK si parti nuk e votojnë për shkak se nuk ëshë në kompetencë të depuetëve kjo cështje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme