Shefi i grupit parlamentar të VV-s Glauk Konjufca, tha se Kuvendi nuk është duke funksionuar as për së afërmi sipas kompetencave që ka.
Ai tha se koalicioni qeverisës nuk po funksionon dhe ata po merren me ligje të pavotuara.
Duke pas parasysh këtë mos funksionim, ai tha se përgjegjësia duhet të kërkohet nga koalicioni dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Ai tha se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, derisa duhej të ishte në mbledhje të kryesisë, ai është nëpër fshatrat e Kosovës duke bërë fushatë sikur të ishte kryeministër.
Konjufca tha se presidenti Hashim Thaçi, ka zbutur qëndrimet e tij lidhur me formimin e ushtrisë, gjë që sipas tij tregon një tërheqje të presidentit nga kjo çështje.
Shefi i GP të VV-së, është shprehur i bindur se në çfarëdo forme të bërjes së ushtrisë ndërkombëtarët nuk do të ia kthenin shpinën Kosovës.
Sipas Konjufcës, Kosova nuk duhet të mbetet peng i Vuçiqit për krijimin e ushtrisë./
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...