Është tempulli ku merren vendimet më të rëndësishme për Kosovën, por vendi që është i destinuar për të gjithë qytetaret pa dallime, ka mangësi në infrastrukturë.
Me të përfunduar zgjedhjet 6 tetorit dhe bërjes publike të emrave të kandidatëve që do të jenë në legjislaturën e VII, është ngritur një pikëpyetje se sa do të jenë në funksion hapësirat Kuvendit për deputetet më aftësi të kufizuara.
Është deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Fetah Rudi, ai i cili do të jetë në ulëset e Kuvendit për herë të parë si deputet.
E për herë të parë është Kuvendi i Kosovës që do të mirëpret një person më aftësi të kufizuara në hapësirat e saj për katër vite.
Kuvendi tashmë do të duhet të filloj përgatitjet për pritjen e këtyre deputetëve, thotë Arton Demhasaj nga organizata Çohu.
Madje sipas tij Kuvendi do ta ketë të vështirë që për një kohë të shkurtër t’i bëjë përgatitjet e duhura infrastrukturore për këtë kategori.
“Janë të obliguar që të sigurojnë një hyrje për këta persona, madje jo vetëm Kuvendi por, të gjitha institucionet do të duhet të kenë infrastruktura të lehtë për këta persona. Në këtë raste Kuvendi duhet të filloj për përgatitjet pasi që në të ardhmen mundet më pas edhe më shumë persona që kanë nevojë për një infrastrukturë të tillë. Nëse s’ka hiq infrastrukturë, unë nuk besoj se do të mund të rregullohet menjëherë pasi që konstituimi i Kuvendit pritet shumë shpejt të bëhet e një punë e tillë lypë kohë për të ndërtuar brenda Kuvendit. Por, të paktën për këtë person do të duhej të bëhet një qasje e tillë e lehtë”.
Se nuk ka pasur deri tash kushte për këta persona e pohon edhe vetë administrata e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një përgjigjeje me shkrim Zyra për Marrëdhënie më Publikun, kanë thënë se janë duke u bërë përgatitjet duhura për deputetët që do të vinë, pa treguar se deri ku kanë shkuar përgatitjet.
“Administrata e Kuvendit është duke bërë përgatitjet e nevojshme për pritjen e deputetëve të Legjislaturës së Shtatë, në të njëjtën kohë për të siguruar kushtet e nevojshme edhe për deputetë me nevoja të veçanta”.
Kujtojmë se për herë të parë në këtë legjislaturë do të ketë edhe deputete më aftësi të kufizuara në Kuvendin e Kosovës./V.Selimi/arbresh.info/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...