Google ADS

Kuvendi njofton: Nesër mbahet vazhdimi i seancës konstituive

15:00 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pika e vetme e rendit të ditës së seancës do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan arbresh.info.

Seanca e nesërme është kërkuar në këtë datë nga koalicioni PAN pas bojkotimit që i ka bërë katër herë radhazi asaj që nga 3 gushti i këtij viti.

Ndërkohë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohet sot në një konferencë për media se PAN-i nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme pasi nuk mjaftohet me 61 vota por dëshiron qeveri gjithpërfshirëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme