Kuvendi nis hartimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist në veri

12:43 | 28 Shtator 2023
E.H

Ka nisur hartimi i rezolutës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Menjëherë pas fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka ftuar grupet parlamentare që deri në orën 13:00 të ulen dhe të hartojnë rezolutën së bashku, dhe më pas të hedhet në votim.

Ndryshe seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra nga sulmet terroriste të dielën në Banjskë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme