Kuvendi nesër në ora 15:00 seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

11:02 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për të caktuar seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha gjatë mbledhjes se janë se duke parë gjendjen shqetësuese të ajrit duke besuar se është e udhës që të bisedojnë dhe të japim rekomandime për këtë situatë, shkruan Arbresh.info

“Nuk është hera e parë që Kosovës e po ashtu edhe Prishtinës i ka ndodhë kjo gjë. Kërkesa është nënshkruar nga 41 deputetë dhe i përmbush kushtet”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të mërkurën në ora  15:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme