Kuvendi i Kosovës të enjten (nesër) do të mbajë dy seanca. Kështu është bërë të ditur nga zyra për medie e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e parë do të nis nga ora 11:00 dhe do jetë seancë e veçantë për nder të 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do të mbajë edhe seancë plenare dhe do të fillojë nga orë 13:00./arbresh.info/
Rendi i ditës:
Dita: E enjte
· Seancë e veçantë e Kuvendit
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 11:00
Rendi i ditës
Shënimi i 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
_______________________________________________________________________________________
Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 24 mars 2022
Dita: E enjte
· Seanca plenare e Kuvendit
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 13:00
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Debat parlamentar për politikën e jashtme,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në
çështjet civile,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
9. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-
014 për Infrastrukturën Kritike,
10. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat
financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,
11. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për
përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
12. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
13. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike
nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA