Google ADS

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

18:24 | 26 Janar 2022
L G

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë në orën 11:00, me një pikë.

1. Debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Ndërsa seanca plenare e Kuvendit në orën 15:00.

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme