Kuvendi i Kosovës të hënën ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, në të cilin ka përmbushur vetëm 33 nga 148 projektligjet e planifikuara (22% e planit legjislativ).
Në procedurë të miratimit janë 56 projektligje, ndërsa në pritje janë 59 projektligje tjera. Sesioni tjetër i Kuvendit fillon në pjesën e dytë të shtatorit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kuvendi i Kosovës në sesionin pranveror ka përmbushur vetëm 22% të agjendës së tij, ose vetëm 33 nga 148 projektligjet e planifikuara për këtë vit. Organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit thonë se nuk presin punë më të madhe as në sesionin vjeshtor që fillon pas një muaji e gjysmë.
Ngecja e punës vërehet edhe te komisionet parlamentare ku 40% e projektligjeve nuk janë përgatitur fare, ndërkaq ka komisione që kanë mbajtur vetëm gjashtë mbledhje. E për këtë gjendje pozita kosovare ka fajësuar opozitën, e cila me vendimin për bojkotim është duke i shkaktuar dëme vendit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...