Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar tryezën me temë “Si të bëhet më efektive mbikëqyrja parlamentare ndaj dialogut Kosovë – Serbi?”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Sipas të gjeturave të KDI-së që u prezantuan në këtë tryezë u tha se Kuvendi u vonua për të trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë.
Rreth një viti të takimit të dy presidentëve në Bruksel, Kuvendi nuk diskutoi për dialogun. Pas një viti u mbajt një seancë por pa rezultat.
Gjatë vitit 2018 Kuvendi i Kosovë ka luajtur një rol reaktiv ndaj zhvillimeve politike lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, thanë përfaqësues të KDI-së.
Gjatë sesionit pranveror çështjet lidhur me dialogun janë trajtuar kryesisht në komisione parlamentare ndërsa në sesionin vjeshtor dialogu ka qenë temë diskutimi në seancat parlamentare, u tha në këtë tryezë.
Deputetët kanë diskutuar për dialogun në 21 nga 42 seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe.
Gjatë vitit 2018,55 deputetë kanë parashtruar 275 pyetje lidhur me dialogun. Nga këto pyetje vetëm 179 pyetje kanë marrë përgjigje.
Në këtë periudhë janë miratuat tri rezoluta lidhur me dialogun./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...