Me 41 vota për, 30 kundër, 7 abstenime Kuvendi i Kosovës ka miratuar shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Albulena Haxhiu ka paraqitur raportin e komisionit për legjislacion për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të Presidentit të Kosovës.
“Komisioni ka rekomanduar seancën të përkrahet ky projektligj. Kundërshtime ka pasur vetëm LVV dhe do të votojmë kundër sepse për ne janë të papranueshme privilegjet për presidentin dhe zyrtarët e lartë. Për këtë komisioni për legjislacion ka mbajtur një dëgjim publik dhe kemi rënë dakord se të gjitha privilegjet që janë në shpërputhje me standardet socio-ekonomike t’i heqim”, ka thënë ajo./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?