Kuvendi miraton në parim shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021

17:26 | 16 Korrik 2021
L G

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ky projektligj është miratuar në parim.

“Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, miratohet në parim Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/

Të ngjashme