Kuvendi miraton në parim projektligjin për KPK-në

14:38 | 7 Mars 2024
E.G

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Kështu tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Sipas tij, për miratimin e këtijprojektligji votuan 61 deputetë, asnjë nuk ishte kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.

“Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, tha Konjufca

“Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që të shqyrtojnë dhe të na sjellin në lexim të dytë sipas afateve”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme