78 deputetë kanë votuar ndryshimet në lexim të parë të Ligjit për liritë fetare, pas një debati të gjatë të mos dakordimeve rreth përmbajtjes.
61 deputetë të Kuvendit të Kosovës përfshirë pakicat, kanë votuar pro këtyre ndryshimeve të bëra nga Qeveria e Kosovës, por komisionet funksionale të Kuvendit të Kosovës pritet të amandamentojnë për ta bërë të gatshëm në lexim të dytë.
Katër deputetë votuan kundër këtij ligji, ndërkohë që 13 deputetë të tjerë e kanë abstenuar.
Sipas kryeministrit, Ramush Haradinaj, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare në Kosovë, ka qenë i nevojshëm ngase e rregullon statusin e bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre.
Sipas kryeministrit Haradinaj miratimi i tij mundëson anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai ka thënë se pemës këtij projektligji Kosovës do ti shtohet edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, thotë se prijësit fetar duhet të kenë planprograme të ligjërimit, raporton arbresh.info.
“Kryesitë e bashkësive fetare duhet të kontrollojnë çfarë ligjërohet dhe të përdorin shpërblimet dhe ndëshkimet,” është shprehur Kurteshi gjatë diskutimit të Projektligjit për Liritë Fetare në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, duhet të ndalohen kurset e palicencuara dhe të ndalojnë përhapjen e urrejtjes ndërfetare përmes ligjërimeve të ndryshme.
Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit për liritë fetare sipas Nait Hasanit, duhet të përfshijë si bashkësi fetare edhe kisha ortodokse shqiptare.
“Mungon kisha ortodokse shqiptare. Nëse nuk e kemi, ortodoksët shqiptarë kujt do t’i nënshtrohen. Kërkoj që te bashkësitë fetare të shtohet kisha ortodokse shqiptare, e që është trashëgimi mjaftë e rëndësishme,” është shprehur Hasani.
Sipas tij, lirinë për të manifestuar fenë e kanë të gjithë individët, edhe nëse nuk e kanë statusin juridik, por kjo thotë se do të mundësonte raste të rrezikshme sikur që ka ndodhur nëpër botë.
Në këtë seancë u propozua që të përcaktohet numri pa të cilin nuk mund të regjistrohen bashkësitë fetare dhe për financimin e feve. Aty u përmend edhe emërtimi i kishës ortodokse të Kosovës e që në Ligjin aktual sipas deputetëve ka një emërtim të gabuar./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person