Pas qetësimit të situatës, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 60 vota për, kanë votuar Ligjin për pagën minimale.
Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.
Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.
Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.
Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?