Performancë e dobët e punës është duke e përcjellë Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj legjislature.
Për periudhën janar prill (deri më tani) Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 22 projektligje, ndërkaq në procedurë të shqyrtimit janë edhe 30 projektligje të tjera, shkruan arbresh.info.
Kështu kanë deklaruar në Institutin Demokratik të Kosovës të cilët edhe merren me monitorim të punës së Kuvendit.
“Për periudhën janar – prill të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 22 projektligje ndërkaq në procedurë të shqyrtimit janë edhe 30 projektligje të tjera”, thuhet në përgjigjen e KDI-së.
Në KDI thonë se deri në fund të muajit mars numri i projektligjeve që janë shqyrtuar ka qenë mjaft i vogël e kjo si pasojë e mungesës së kuorumit dhe zvarritjes së marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
“Deri në fund të muajit mars numri i projektligjeve të shqyrtuara ka qenë shumë i vogël për shkak të numrit të madh të seancave të dështuar në mungesë të kuorumit kohëve të fundit, por edhe zvarritjes së shqyrtimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi që ka ndikuar në dinamikën e punës së Kuvendit, duke pezulluar kështu edhe punën e komisioneve edhe mbajtjen e seancave të rregullta plenare”, thonë në KDI.
Sipas tyre vetëm pas miratimit të kësaj marrëveshje, Kuvend i ka arritur që të përfundoëj shqyrtimin dhe miratimin e 17 projektligjeve, ku 11 prej tyre i përkasin Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) e cila lidhet me procesin marrëveshjes për Stabilizim – Asociim e të cilat kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar për shkak të mos shqyrtimit me kohë.
Ndërsa, thonë se Komisioni me më së shumti mbledhje të mbajtura është Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal me gjithsej 15 mbledhje të mbajtura, i pasuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion me 14 mbledhje dhe Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike me 13 mbledhje.
Për këtë periudhë janë mbajtur gjithsej 14 seanca plenare.
“Sa i përket punimeve të seancave plenare, deri më tani Kuvendi ka mbajtur gjithsej 14 seanca plenare, prej tyre 4 seanca të jashtëzakonshme, 3 seanca solemne dhe 7 seanca plenare. Ndërkaq në mungesë kuorumi për vendimmarrje 14 herë seancat kanë vazhduar për një ditë tjetër”, thuhet në përgjigjen e KDI-së, për arbresh.info.
Që Kuvendin po e përcjell performancë e dobët e punës e thonë edhe analistët në vend.
Ata vlerësojnë se Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka arritur të kryejë obligimet e tij, duke thënë se më e degraduar po tregohet kjo legjislaturë.
“Kjo tregon që aty ka njerëz të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve si zgjedhës të tyre dhe ndaj shtetit si përfaqësues për ta ndërtuar dhe mbrojtur. Mungesa e kuorumeve është një gjë e qëllimshme e partive politike për të minuar punën e njëri tjetrit, madje veprime të tilla janë të theksuara edhe tek partitë e koalicionit. Këto veprime qartësojnë luftën për pushtet dhe interesa personale kundrejt asaj që janë të thirrur. Fatkeqësisht me këto veprime të deputetëve dhe klasës politike ne do të vazhdojmë të mbesim në ngrehinë dhe nëse qytetarët nuk e ndryshojnë gjendjen nuk do të ndryshoj nga askush tjetër”, ka thënë politologu Gurakuç Kuçi.
Kurse, analisti Leon Duhanaj thotë se seancat parlamentare shpeshherë ngjasojnë me ndonjë cirk se sa në një vend ku debatojnë të zgjedhurit e popullit.
“Seancat parlamentare, në Kosovë, shpeshherë, me shumë ngjasojnë me ndonjë cirk, sa në një kuvend ku debatojnë të zgjedhurit e popullit. Kjo kastë klienteliste partiake, që në masë të madhe, kuvendin e shfrytëzojnë vetëm për meditje, në kushte normale, nuk e meriton ta gëzojë këtë privilegj”, ka thënë ai.
Sipas tij, në një shoqëri normale, një stagnim i tillë kaq i gjatë siç po bëjnë të zgjedhurit e popullit, do të cilësohej si humbje tragjike e kohës./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...