Google ADS

Kuvendi miratoi sot disa projektligje

13:23 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku kanë kaluar në lexim të dytë projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Gjithashtu, është miratuar në lexim të dytë projektligji për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet. Po ashtu, nuk ka kaluar propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka kaluar në lexim të tretë , ndërkohë, është formuar komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme