Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij institucioni. Sipas njoftimit, është nënshkruar kontratë e re me operatorin e njëjtë dhe se pagesa mujore për punëtoret e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro.
Siç theksohet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës, kontrata e fundit për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike është lidhur para nxjerrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro.
“Kontrata e mirëmbajtjes/pastrimit ka përfunduar më 14.11.2024, ndërkaq Kuvendi, pasi ka zhvilluar procedurën e prokurimit dhe bazuar në oferta, sot, më 15.11.2024 ka lidhur kontratë të re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike, me operatorin Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë“, thuhet në njoftim.
“Kuvendi bën të ditur se në respektim të Vendimit të Qeverisë për Pagën Minimale, në kontratën e lidhur sot pagesa mujore për punëtorët e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro.
Kuvendi është pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik“, theksohet në njoftim.
Në njoftim janë dhënë edhe pagat minimale bruto për stafin e kontraktuar për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike nga viti 2018:
Kontrata 21.12.2018 – 20.12.2021 – paga minimale bruto: 250 euro.
Kontrata 21.12.2021 – 20.03.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.
Kontrata 01.04.2022 – 30.04.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.
Kontrata 01.05.2022 – 31.10.2022 – paga minimale bruto: 280 euro.
Kontrata 01.11.2022 – 30.04.2023 – paga minimale bruto: 280 euro.
Kontrata 01.05.2023 – 30.04.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.
Kontrata 15.05.2024 – 14.11.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...