Të hënën e 14 tetorit, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar, siç thuhet në inicimin e kërkesës, problemet brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kërkesën dhe mbledhjen e nënshkrimeve e ka konfirmuar për Arbresh.info kryetari i komisionit parlamentar për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë, Bekë Berisha, i cili ka thënë se presin të diskutojnë në veçanti për problemet me shërbimin e ushqimit për ushtarët e vendit.
Të hënën e kësaj jave, që i bie fiks një javë para seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, telashet me ushqimin dhe largimet nga FSK, janë diskutuar edhe në komisionin për siguri ku ka raportuar ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci./Arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së