Google ADS

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për të pagjeturit

07:52 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në një seancë të jashtëzakonshme.

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar që të premten duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë: Debati parlamentar për personat e pagjetur.

Tani kur Kosova po shënon Javën e Personave të Pagjetur, ky ankth nuk ka përfunduar as 19 vite pas luftës për familjarët e 1 mijë e 652 personave të zhdukur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme