Të hënën, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me furnizimin me ushqim për ushtarët.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili tha se mbajtja e kësaj seancë është mbështetur nga 43 deputet dhe do të mbahet nga ora 12:00, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbeshtetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizmit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.
Propozim Rezoluta është e thjeshtë:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”.
Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.
Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë./Arbresh.info
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...