Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, njofton zyra për medie e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e të premtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetje parlamentare, shkruan arbresh.info.
Pikë e radhës e rendit të ditës do të jetë diskutimi mbi ecurinë e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e propozim-vendimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe
Prokurorëve, si dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ndërkaq, do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 qershor 2021.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia konstituoi Forumin për Transparencë Parlamentare për Legjislaturën VIII të Kuvendit, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg