Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri seanca parlamentare. Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë
Ajo tha se me dakordimin e grupeve parlamentare, seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 14 shkurtit duke filluar nga ora 11:00.
Seanca e dytë mbahet të enjten në orën 10:00, në të cilën, siç tha Kusari-Lila, është një seancë e veçantë që do të shqyrtohen plotësim-ndryshimet kushtetuese sipas propozimit të komisonit i cili ka bërë shqyrtimin e procesit të Vetingut. Kursae, seanca e tretë mbahet poashtu të enjten e cila nis në orën 10:30.
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, shtroi çështjen e raporteve për themelimin e dy komisioneve hetimore parlamentare, njëra për mbarëvajtjen e punës dhe degradimet në sferën e angazhimit diplomatik, si dhe ai për hetimin e “rastit Dehari”, të cilat ishin në rend dite në javën e shkuar. Ai shprehu kritika ndaj partisë në pushtet lidhur me trajtimin për këto dy komisione, duke pamundësuar themelimin e këtyre komisioneve.
“Kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerrë vendin prej sanksioneve”, deklaroi ai, derisa shtoi se si PDK angazhohet që vendi të shkojë në zgjedhje.
Tahiri më tej bëri të ditur se PDK nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa, shtoi ai, vendi është i sanksionuar nga BE.
Ndërkaq shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, theksoi se temat që janë trajtuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit janë protokollare, administrative dhe jo ato që janë jetike për qytetarët e vendit.
Ai qartësoi se AAK do të nisë nisma që janë jetike për qytetarët e vendit e që, sipas tij, janë: Ligji për sigurime shëndetësore; Ligji për pagën minimale, si dhe suficiti në buxhetin e qeverisë, etj./rtk
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...