Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt plenare të sesionit vjeshtor, ku në rend dite janë 40 pika, ndër të cilat edhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës, si dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Seanca e Kuvendit do të mbahet në ora 10:00.
Ky është rendi i ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,
Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017.
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
Propozim-rezoluta e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë të GP të AAK-së, në lidhje me çështjen Liberalizimi i vizave para dialogut,
Propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
Propozimi për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...