Sot Kuvendi i Kosovës, do t’i vazhdojë punimet e seancës plenare, ku në rend dite janë pikët që kanë mbetur nga seancat e kaluara.
Sipas njoftimit është paraparë që Kuvendi t’i fillojë punimet duke filluar nga ora 11:00.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kurse pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 4 maj dhe 10 korrik 2023 është votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.
Ndërkaq pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023 është votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor 2023 janë: Votimi për emërimin e dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor 2023 është votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
Kuvendi Kosovës do të mblidhet edhe në një seancë të jashtëzakonshme, në orën 14:00, ku në rend dite janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publikë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...