Google ADS

Kuvendi mban seancë të re më 17 maj, i vazhdon ato që kanë mbetur më 23 maj

13:06 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 17 maj.

Sejdiu tha se në këtë datë do të jenë pika të rendit të ditës tri çështje me rëndësi, shkruan Arbresh.info.

“U dakorduam që mbledhja e radhës të jetë më 17 maj Ndërkaq vazhdimi i mbledhjeve që janë akumuluar do të jetë më 23 maj. Tri tema për ne të rëndësishme janë në seancën e 17 majit: Diskutimi rreth heqjes së roamingut për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për këto dy shtete dhe për pikat doganore që Kosova dhe Shqipëria mund t’i trajtoj nëpër t’i hequr si dhe   Ligji për Prishtinën do të jetë në rend dite në lexim të dytë”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, më datën 23 maj do të mbahen interpelancat që kanë mbetur e ku bën pjesë edhe interpelanca e kryeministrit për Marrëveshjen me Counter Global./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme