Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe sot mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvnedojse (LVV) e kanë akuzar presidentin Hashim Thaçi se qe nga marsi i vitit të kaluar ka bllokuar funksionimin e KQZ-së, me pasoja për të gjitha Asambletë Komunale në gjithë Kosovën.
LDK thekson se mbi 30 asambleistë të komunave presin për tu çertifikuar, një deputet i Kuvendit të Kosovës gjithashtu është duke pritur për tu certifikuar nga KQZ, dhe të gjitha stafet e grupeve parlamentare dhe të punësuarit në partitë politike që financohen nga buxheti i shtetit, janë bllokuar tashmë 2 muaj për paga të rregullta.
“Sigurisht partitë tjera mund të kenë burime tjera të financimit, por Lidhja Demokratike e Kosovës bazohet në financat nga buxheti i shtetit, në bazë të formulës për ndarjen e buxhetit për partitë politike. Do të ketë një seancë të jashtëzakonshme të cilën kërkesë tashmë e ka dorëzuar LDK’, ka theksuar LDK.
Lëvizja Vetëvendosje konisderon se KQZ-ja është organ i rëndësishëm kushtetues për të garantuar integritetin e zgjedhjeve, por një pakicë qeveritare e politike po përpiqet artificialisht të bëhet shumicë në KQZ.
LVV konsideron se vetë Presidenti ende nuk po mund të pajtohet me faktin se Lëvizja Vetëvendosje!, mori mbështetjen më të madhe në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.
Përbërja e KQZ-së, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhje, duhet të reflektoj rezultatin e zgjedhjeve.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...