Google ADS

Kuvendi mban seancë plenare të hënën, bordi i RTK-së në rend dite

15:55 | 17 Shtator 2021
S D

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbaj seancë plenare, e ku në rendë ditës do të jenë gjashtë pika, shkruan arbresh.info.

Në këtë seancë do të votohet edhe formimi i komisionit Ad-hoc, përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së./arbresh.info/

Rendi i ditës

 

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme