Google ADS

Kuvendi mban seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

07:16 | 3 Gusht 2022
A. B.

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 13:00 do të mbajë seancë. Në rend dite janë shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut.

Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:

10. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve;

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;

12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021;

13. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;

14. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;

15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;

16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme