Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancën e radhës plenare, të parën pas sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në nderim të rreshterit Bunjaku, seanca ka nisur me një minutë heshtje me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, shkruan Arbresh.info.
“Më lejoni që në emër të Kuvendit dhe grupeve parlamentare, të kërkoj që ta mbajmë një minutë heshtje për rënien e heroit tonë Afrim Bunjakut, rënien e rreshterit të Policisë së Kosovës në detyrë”, tha Konjufca.
Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që të ndryshojnë pikat e rendit të ditës, duke propozuar një projektrezolutë lidhur me dënimin e sulmit terrorist serbë më 24 shtator
Kujtojmë se në mëngjesin e 24 shtatorit, njësitet policore të Kosovës u sulmuan me armë zjarri, zolla e granata dore nga bandat kriminale serbe.
Në këtë rast, mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe u plagosën tre të tjerë./Arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...