Kuvendi mban nesër seancë, demarkacioni nuk është në rend dite

14:43 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës mban nesër seancën e radhës parlamentare në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Në këtë seancë do të bëhet Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale, shkruan arbresh.info.

As në seancën e nesërme nuk do të jetë në agjendë Demarkacioni.

Kjo është agjenda e seancës së nesërme e cila nis në ora 10:00:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  5. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  1. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  2. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme