14:55 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës mban nesër seancën e radhës në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në seancën e nesërme do të shqyrtohen për herë të parë 12 projektligje në mesin e të cilave edhe ai për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, për Lirinë Fetare dhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Presidentin, shkruan arbresh.info.
Në seancën e nesërme do të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore.
Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe I plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
- Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës./arbresh.info/