Google ADS

Kuvendi mban nesër seancë, 12 projektligje në shqyrtim të parë

14:55 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës mban nesër seancën e radhës në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në seancën e nesërme do të shqyrtohen për herë të parë 12 projektligje në mesin e të cilave edhe ai për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, për Lirinë Fetare dhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Presidentin, shkruan arbresh.info.

Në seancën e nesërme do të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore.

Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe I plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
  12. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  13. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  14. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  15. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016
  16. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  17. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
  18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  19. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme