Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur seanca e 23-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Izet Tahiri, propozoi një pikë shtesë për rend të ditës, Mbështetje financiare për klubin hendbollistik “Trepça”.
Pastaj kryesuesi, Safet Kamberi, propozoi rendin e ditës, për seancën e 23-të të Kuvendit, me ç’rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; Rregullorja (e miratuar në parim) për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe falënderimeve; Draft-buxheti komunal për vitin 2020 dhe parashikimi për vitet 2021-2022 si dhe Mbështetja financiare për klubin hendbollistik “Trepça”.
Pika më e rëndësishme e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte Draft-buxheti komunal për vitin 2020 dhe parashikimi për vitet 2021-2022, ku lidhur me këtë pikë pati diskutime dhe propozime të ndryshme dhe me shumicë votash u miratua nga këshilltarët komunal.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...