Kuvendi jep detaje për seancën e nesërme

23:28 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Kuvendi Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën që do të mbahet nesër. Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se në rënd të ditës është vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit. Seanca do të nis në orën 11:00.

“Me kërkesë të kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës VI, Adem Mikullovci,të enjten, më 7 shtator 2017, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka konfirmuar për Gazetën Express se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Kurse, Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nëpërmjet një letre nga kryesuesi Mikullovci që ta caktojë seancën konstituive për të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është kërkuar ora 10 e mëngjesit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme