Google ADS

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 125 vota pro rezoluten kundër raportit të Dick Marty-t

23:31 | 21 Korrik 2022
E.H

Në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet me vota unanime Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga PS.

Kanë qenë 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t.

Po ashtu në Kuvend me 125 vota është votuar pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.

Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër.

Me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” në Republikën e Shqipërisë./abcnews.al/

Të ngjashme