Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë, ka në fokusin e saj diskutime për problematikat e qytetarëve dhe prandaj nuk pritet të miratohet ndonjë projektligj.
Në nisje të saj, u mbajt një minutë heshtje për policin e vrarë më 24 Shtator në veri të Kosovës, Afrim Bunjakun, përcjell Arbresh.info.
Afrim Bunjaku humbi jetën orët e para të asaj dite gjatë një konfrontimi mes forcave të policisë së Kosovës me bandat kriminale serbe.
Bunjaku është shpallur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani “Hero i Kosovës”.
Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet