Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten me shumicë votash kanë miratuar buxhetin për vitin 2021. Kjo vendimmarrje është mundësuar në saje të përkrahjes së kuvendarëve të LDK-së, që prej muajit qershor janë në opozitë. Një gjë e tillë ka shkaktuar debat në mesin e partive opozitare, që kanë akuzuar anëtarët e LDK-së për pazare me pushtetin.
Drejtoresha e Financave, Leonora Çerreti para kuvendarëve ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2021 është afër 48 milionë euro dhe njëherësh ka përmendur projektet që janë përfshirë në propozim-buxhetin e ndryshuar së fundmi.
Haziz Hodaj i LDK-së ka theksuar se pushteti i LVV-së nuk e ka merituar përkrahjen për buxhetin, por se për hir të interesave të qytetarëve dhe mos humbjes së fondeve, “ne do t’i mbyllim sytë dhe do ta votojmë”. Ai ka theksuar se edhe propozimet e bëra nga ky subjekt në pjesën dërmuese janë përfshirë në buxhet.
Simir Krasniqi i PDK-së ka kundërshtuar miratimin e buxhetit me arsyetimin se propozimi i kësaj partie për pakon emergjente nuk është marrë për bazë.
Alush Shala i AAK-së ka listuar një varg projektesh që sipas tij duhet të përfshihen në buxhet, në mënyrë që ai të përkrahet. Shukri Quni i Nismës ka pohuar se propozimet e tyre nuk janë marrë parasysh.
Ndërsa Ilir Baldedaj i AAK-së ka akuzuar kuvendarët e LDK-së për ‘pazare të natës’ me pushtetin. “Ky buxhet është i pazareve të natës, andaj nuk e mbështes”, ka thënë ai.
Haziz Hodaj i LDK-së ka kundërshtuar akuzat e kuvendarit të AAK-së, duke theksuar se LDK-ja është subjekt me taban institucional.
Pas diskutimeve, propozim buxheti është miratuar me 20 vota për dhe 12 sosh kundër.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...