Proceset e rëndësishme për vendin po vazhdojnë të stërzgjaten si pasojë e mungesës së seancave të kuvendit. Kurse, krejt kjo situatë sipas analistëve politik po i shkon për shtati edhe koalicionit qeverisës. Sipas tyre, ajo vet e ka të qartë paqëndrueshmërinë e saj prandaj edhe po blen kohë duke ikur dhe u fshehur prapa zgjedhjeve lokale.
“Koalicion e vendimeve të mëdha” dhe “lidership i guximshëm” . Këto ishin dy epitetet që koalicionin qeverisës i kishte dhënë vetës në fushatën parazgjedhore. Por, deri më tash, gjihcka që po vërtetohet në realitet është “Paralizimi i Kuvendit”.
Në më shumë se një muaj punë, deputetët deri më tani kanë miratuar vetëm projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë mbajtur vetëm dy seanca të rregullta, përcjell gazeta zeri.
Nga 3 tetori ata nuk kanë mbajtur asnjë seancë tjetër, kurse në anën tjetër ata po bëjnë fushatë gjithandej për zgjedhjet lokale. Deputetët opozitarë thonë se pozitës i mungojnë numrat dhe se s’mund ta sjellin asnjë çështje në Kuvend. Për këtë arsye sipas tyre, Kuvendi është “paralizuar”.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike thonë se qeveria ka frikë të përballet me opozitën. Madje, ata nuk mohojnë faktin se qeveria edhe po blen kohë duke e ditur situatën në të cilën është.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?