Me vendim unanim të 31 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, sa ishin gjithsej prezentë në seancën e sotme urgjente, u miratua konkluzioni i datës 30 nëntor për inicim të procedurës për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
Gjatë kësaj seance u tha se përgjigjja nga MAPL ka qenë jo e drejtë, ndërsa të gjithë këshilltarët e mbështetën peticionin për bashkimin e qytetit që do të nënshkruhet nga qytetarët deri të dielën.
Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, u shpreh skeptik se kjo nismë rreth peticionit do të mbështetet nga institucionet qendrore.
Ndërsa Donijet Bislimi, shef i Grupit të PDK-së, tha se iniciativa e ndërmarr nga kryetari dhe e shtyrë nga qytetarët e Mitrovicës, duhet të vazhdojë deri në realizimin e saj.
Sipas tij, duhet pasur kujdes që kjo iniciativë të mos bëhet për popullizëm dhe të merret parasysh situate aktuale e banorëve shqiptarë në veri, sepse siç tha ai, shpesh ndodhë që vendimet e Kuvendit Komunal në jug të rezultojnë me një jetë të komplikuar për shqiptarët në veri.
Edhe Fidan Ademi nga Vetëvendosje ka bërë të ditur se është pro mbështetjes së iniciativës për peticion.
Në anën tjetër, Xhevahire Bahtiri nga AKR, ka sqaruar se ky Kuvend ka arsye akoma më shumë të insistojë në iniciativën për bashkimin e qytetit, pas deklaratave të presidentit serb në OKB, ku pati thënë se nuk e njeh planin e Ahtisarit.
Ajo shtoi se Mitrovica u nda pikërisht në bazë të planit të Ahtisarit dhe nëse këtë plan e mohon presidenti serb, kjo do të thotë një arsye më shumë që peticioni të shtyhet deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe aty pastaj të kaloj.
Pasi dëgjoi gati të gjitha diskutimet e pjesëmarrësve rreth kësaj çështje, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka quajtur skandaloze përgjigjen nga ana e MAPL-së, ndërsa u shpreh i bindur se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës do të miratohet në përpikëri.
Ai ka përmendur edhe emrat e disa liderëve të partive, me të cilët tha se është konsultuar dhe ka marrë mbështetjen e tyre.
“Sot kemi ardhur që t’i themi MAPL-së se ka gabuar thellësisht dhe kjo është skandaloze. Ne kemi bërë një kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe ajo kërkesë është shumë legjitime, dhe ftoj Ministrinë që ta rishqyrtoj këtë kërkesë dhe mos ta lë në gjysmë të rrugës, por të shkoj aty ku e kemi drejtuar sepse ne nuk ju kemi drejtuar Ministrisë por qeverisë së Kosovës. Unë po ju them me plot bindje, më se 1 milion për qind i sigurt, se kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë. Nuk është iniciativë që e ka marrë një kryetar i komunës, konsultuar mirë dhe pa marrë mbështetje të mirë. Këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive politike në qendër të Republikës së Kosovës. Duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, Fatmir Limaj dhe të tjerët, kështu që ky është një vendim i përgjithshëm. Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugës”, ka thënë Bahtiri.
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...