Google ADS

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën

08:11 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare duke filluar nga ora dhjetë, njofton zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, transmeton arbresh.info.

Në rend ditë do të  shqyrtohen këto pika:

R e n d i i d i t ë s

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për
vitin 2018,

1. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për
projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

1. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për
financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës
së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të
drejtave të pronësisë intelektuale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme