Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi i Kosovës sot të mbajë dy seanca plenare, njëra në orën 11:00, ndërsa tjetra në orën 15:00.
Zyra për Komunikim e Kuvendit ka njoftuar se në seancën e parë do të zgjedhën dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe do të shqyrtohet raporti vjetori i Avokatit të Popullit për vitin 2021, përcjell arbresh.info.
Ndërkaq, në seancën e dytë do të shqyrtohen dy projektligje dhe mbahet në orën 15:00. Në rend dite janë shqyrtim i parë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...