Kuvendi i Kosovës shpallë shtatë konkurse

12:33 | 26 Maj 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura.

Konkurset janë hapur si në vijim:

Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;

Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;

Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore;

Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media;

Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;

Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile;

Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme