Kuvendi i Kosovës organizon homazhe për Fadil Vokrrin

18:57 | 9 Qershor 2018
A. B.

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nesër (e Diel) më 10.06.2018, në Kuvendin e Kosovës, organizohen Homazhet dhe mbahet Mbledhje Komemorative.

12:00 -13:00 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

14:00- mbahet mbledhje komemorative në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës.

17:00 bëhet varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme