Google ADS

Kuvendi i Kosovës nuk ka Kod Etik që do të korrigjonte gjuhën seksiste ndaj grave

20:01 | 8 Dhjetor 2023
KRG

Kuvendi i Kosovës është ndër parlamentet e rralla në botë që nuk ka një kod të vetin etik.

Këtë e ka pranuar kryetari i këtij institucioni, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se është duke u punuar që ai të bëhet.

“Jemi duke punuar në Kodin e Etikës dhe përmes kësaj po përpiqemi që të përfshijmë më shumë klauzola të tilla, ku në veçanti shënjestrohet gjuha seksiste ndaj grave dhe vajzave”, tha ai në një intervistë në Klan Kosova

“Do ta miratojmë shumë shpejt Kodin e Etikës, pas miratimit që e kemi bërë për rregulloren e re. Por Kuvendit i ka munguar një Kod i Etikës. Ne nuk kemi një Kod të Etikës. Parlamentet e botës, shumica prej tyre e kanë atë”.

Konjufca beson se ky kod do të ndihmojë që të paktën të rritet kujdesi i gjuhës ndaj grave dhe vajzave të Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi parë jo vetëm ndaj grave kështu specifikisht, por kemi parë gjuhë jo tolerante ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual në Kuvend. Ju kujtohet ajo seanca e famshme kur ne provonim ta miratonim Kodin Civil. Aty kishte shumë gjuhë të papërshtatshme – të tillë domethënë ka”, tha kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme