Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të i mbaj dy seanca.
Njëra do të jetë vazhdim i punimeve nga seanca e kaluar dhe do të filloj nga ora 11:00, ndërsa nga ora 14:00 pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku në rend ditë janë dy pika, përcjell Arbresh.info.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në seancën e parë do të shqyrtohen disa projektligje që kanë mbetur nga disa seanca të muajve të kaluar.
Ky është rendi i ditës për seancën e orës 11:00.
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023:
9.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10.Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj dhe 10 korrik 2023:
13.Votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023:
4.Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor 2023:
22.Votimi për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
23.Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
V.Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor 2023:
4.Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa në orën 14:00, në seancën e jashtëzakonshme, do të jenë në rend dite dy pika, e njëra nga to ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti.
Ky është rendi i ditës:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...